Kjo është nëna e re që u hodh nga ballkoni me djalin 5-vjeçar në krahë


Kjo është 35-vjeçarja Gemma Paris, që u hodh nga ballkoni me djalin e saj 5-vjeçar në krahë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Celano (L’Aquila) të Italisë.

Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin San Salvatore në kryeqytetin Abruzzo.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia, urgjenca dhe zjarrfikësit.

“Është një tragjedi. Gruaja ishte në të njëjtën moshë me gruan time. E kam njohur shumë mirë, jemi të shokuar”, ka komentuar kryebashkiaku i Celano, Settimio Santilli.

“Një ngjarje e tmerrshme”, shtoi kryebashkiaku në Facebook, “që të lë të habitur dhe të tronditur, me një ndjenjë të madhe zbrazëtie dhe që meriton vetëm një heshtje dhe respekt të detyrueshëm. Pusho në paqe e dashur Gemma. Le të lutemi të gjithë që gjithçka të shkojë mirë për Sergion e vogël. Ngushëllimet më të thella nga qyteti i Celanos për prindërit e Gemmas, Graziella dhe Michele, bashkëshortin e saj Achille dhe Fernandën e vogël”.

Baby Boo