Kjo është mosha e personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive.

Baby Boo
Pekon Bakery

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Restorant Lumare