Kjo është mosha e 8 personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit


Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515.

Baby Boo