Kjo është gruaja shqiptare që rekrutonte dhe martonte të rinjtë dhe i çonte në Siri


Shqiptarja Lubjana Gjeçaj, 43-vjeçarja është gruaja e cila mashtronte të rinj në forma të ndryshme për t’i dërguar në zonat e luf*tës në Siri. Ajo dje gjatë ditës ëshë arrestuar në Tiranë.
43 vjeçarja që nga 2016 rekrutonte dhe martonte të rinj shqiptarë e më gjerë dhe u gjente lidhjet për t’i dërguar në Siri.

Lubjana Gjeça edhe në shkurt të vitit 2016, Gjykata italiane dënoi 3 nga 5 shqiptarët e akuzuar se kishin ngritur një rrjet të rekrutimit të xhihadistëve për në Siri. Në atë kohë u dënua me 3 vjet burg, Lubjana Gjeçaj, e cila është e ëma e Aldo Kobuzit, shqiptarit që u martua me një italiane, për ta kthyer atë në italianen e parë xhihadiste të vendin fqinj.

Me 2 vjet e 8 muaj burgim u dënuar edhe Baki Çoku, daja i Aldo Kobuzit dhe Arta Kaçabuku.
Trupi gjykues dënoi me një masë më të shkurtuar, motrën e Maria Gulia, alias Fatima, e cila u nis për të luftuar në Siri bashkë me bashkëshortin, Aldo Kobuzi.

Aldo Kobuzi aktualisht ndodhet në Siri dhe lufton në krah të ISIS-it, bashkë me bashkëshorten italiane Maria Giulia Sergio, e cila është konvertuar në myslimane.
Në 1 korrik 2015, policia italiane arrestoi shtetasen Arta Kaçabuni, 41 vjeç, vjehrra e Maria Giulias dhe banore e Scansano. Po kështu u arrestuan edhe babai nëna dhe motra e Maria Gulia Sergios. që lufton përkrah xhihadistëve

Baby Boo