Kjo është gruaja nga Kosova që me dëshirë të plotë iu bashkua ISIS’it


Gruaja nga Kosova me inicialet F.Z më 23 gusht të 2014’tës, me dëshirë të plotë e me vetëdije mori rrugën për Turqi, nga atje shkoi në Siri, për t’iu bashkuar organizatës terroriste, ISIS. Ndaj kësaj, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë.

Në një komunikatë të publikuar për media, prokuroria bën të ditur se F.Z shkoi në Siri përmes aeroportit ndërkombëtar të Kosovës ‘Adem Jashari’, ku njëherë fluturoi për në Stamboll të Turqisë.

Kjo e fundit akuzohet për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmaarrja në grup terrorist’, nga neni 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura F.Z. më 23.08.2014, me dëshirë të plotë, me vetëdije përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari“ në Prishtinë, ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikën e Kosovës, për të vazhduar fluturimin për në qytetin Stamboll të Republikës së Turqisë, me qëllim që përmes territorit të Republikës së Turqisë, të udhëtoj për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitët organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjera të vrasjet në këto shtete, organizatë kjo e shpallur Organizatë Terroriste nga OKB-ja”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime e pandehura F.Z. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga nenin 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Baby Boo