Kjo është dosja kriminale e Lupço Palevskit nga viti 2000 deri më sot, ai ka mbi 5 vepra penale


Nga MPB informojnë në lidhje me dosjen kriminale të dyshuarit për vrasjen e Vanjës, Lupço Palevskit.

Për shkak të pyetjeve të një numri të madh të mediave lidhur me LJ.P., i dyshuari për vrasjen e V.G. dhe P.Z., lidhur me atë se çfarë kallëzime janë ngritur ndaj tij në periudhën paraprake, informojmë opinionin se në vitin 2019 është ngritur kallëzim penal për përgjim dhe regjistrim të paautorizuar të zërit, ndërsa gjatë vitit 2019 janë ngritur kallëzime kundërvajtëse për nënçmim të zyrtarëve policorë. Në vitin 2020 ka patur kallëzim penal për armëmbajtje pa leje ose lëndë shpërthyese dhe mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë një epidemie. Në vitin 2005 është bërë kallëzim penal për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve, në vitin 2002 për kallëzim të rremë krimi dhe në vitin 2000 për evazion fiskal.Pa Censurë

Baby Boo