Kishte ofruar ryshfet prej 20 euro në kufirin e Tabanovcës, arrestohet një person nga Gjeorgjia


Me datë 09.03.2024 në ora 15:55 në vendkalimin kufitar Tabanovcë, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ime kanë privuar nga liria R.Sh.(39) nga Republika e Gjeorgjisë për veprën penale të ofrimit të ryshfetit. Përkatësisht, ai në pikën kufitare ka ardhur me automjetin e pasagjerëve “Kia” me targa gjeorgjiane, ndërsa në dokumentet e bashkangjitura për kontroll të pasaportës ka vendosur një kartëmonedhë prej 20 euro.

R. Sh. i është hequr liria dhe është konstatuar se kartoni jeshil që ka paraqitur ka qenë i falsifikuar. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

Baby Boo