Kishte humbur prej 1 jave- Gjendet në një deponi trupi i 2-vjeçares Danka nga Serbia


Fatkeqësisht, kërkimi për të zhdukurën Danko Iliç (2) pati një fund tragjik. Dyshimet më të errëta të familjes dhe publikut janë bërë realitet dhe mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy persona të dyshuar se kanë vrarë me makinë një vajzë dhe më pas e kanë hedhur trupin e saj në një deponi të egër pranë “Starobanjski Put” pranë Borit.

Policia kriminale nga Bori ka ndaluar punëtorët e ndërmarrjes komunale “Vodovod” Bor S.J.(50) nga fshati Lukë dhe D.D.(50) nga fshati Zlot.

– S.J. dyshohet se në rrugën “Radomira Putnika” ka goditur me mjetin zyrtar “Fiat Panda” një këmbësor, një vajzë dyvjeçare dhe e ka vrarë. Së bashku me kolegun e tij D.D. trupin e vajzës e kanë futur në bagazhin e mjetit dhe më pas janë drejtuar në një deponi të egër në “Starobanjski put” afër Borit, ku e kanë hedhur trupin në anën e djathtë të rrugës – thotë një burim pranë hetimeve.

S.J. akuzohet se ka kryer një vepër të rëndë kundër sigurisë së qarkullimit publik dhe D.D. ndihma ndaj shkelësit pas kryerjes së krimit. Pas arrestimit, të dyve iu është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë.

Danka Iliç u zhduk më 26 mars rreth orës 13:45 në Banjsko Pole afër Borit. Kur ajo u zhduk, ajo ishte me nënën dhe vëllain e saj dhe që nga ajo kohë i kanë humbur të gjitha gjurmët. Për shkak të zhdukjes së saj, sistemi “Më gjeni” u aktivizua për herë të parë në Serbi.

Baby Boo