Kishin ‘shëtitur botën’, udhëtimi i fundit në Shqipëri u mori jetën katër turistëve rusë


Familja ruse kishte zgjedhur si destinacion për pushimet e radhës Shqipërinë dhe kishin rezervuar në një hotel me 5 yje, që u bë dhe vendi i fundit që vizitonin. Sergey Burenkov, 60 vjeç, e shoqja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajza e tyre 31 vjeçare Katya dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën që të gjithë pa jetë në Qerret të Kavajës.

Fillimisht u tha se ngjarja ndodhi në saunën e hotelit, më vonë se episodi tr*agjik ndodhi në pishinën dimërore të tij. Tashmë vd*ekja e katër turistëve rusë po hetohet për ak*uzën e vr*asjes në rrethana cilësuese.
Kjo e dhënë konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme që e pyetur se për çfarë vepre e ka referuar policia e Kavajës vd*ekjen e bashkëshortëve Natalia dhe Sergei Burenkova të vajzës së tyre Ekaterina dhe të partnerit të saj Nikita u përgjigj ‘për vrasje’.

Pas një sërë ekspertizash, vendimtar do jetë rezultati i mjekësisë ligjore në Tiranë, që ka kryer autopsinë dhe do të japë një konfirmim mbi shkaqet e vd*ekjes.
Brenda një ore të turistëve, që hynë në jakuzin e hotelit në orën 20:20 të së premtes dhe në orën 21:20 u gjetën të vd*ekur.

Ndërkaq ekspertiza e Institutit të Shëndetit Publik do t’i japë përgjigje grupit të he*timit nëse katër rusët u asfiksuan apo jo nga avujt e klorit, që ishte hedhur nga punonjësit për të pastruar ujin gjatë paradites të së premtes.
Nuk përjashtohet as ky version, këmbëngulën burimet pranë grupit të hetimit, që pavarësisht çdo dyshimi mbetën në pritje të rezultateve të mjekësisë ligjore që do të saktësojnë me prova dyshimet paraprake.

Baby Boo