Kisha Ortodokse Maqedonase del me qëndrim për referendumin


Kisha Ortodokse Maqedonase u bëri thirrje qytetarëve që për referendumin e 30 shtatorit vetë të vendosin se çfarë do të bëjnë.
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Maqedonase, vlerëson se qytetarët janë politikisht të pjekur dhe në bazë të bindjeve të tyre personale dhe të lirshëm do të mund të marrin vendimin e duhur dhe do të shfrytëzojnë të drejën e tyre demokratike për të votuar.

“Ne shprehim besimin tonë në pjekurinë politike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët në referendumin e ardhshëm do të kryejnë detyrën e tyre demokratike, për të zgjedhur në bazë të bindjeve të tyre personale dhe të lirë”, thuhet në komunikatën e kishës ortodokse maqedonase”, thonë nga Kisha Ortodokske Maqedonase.

Pretendimet e asnjëanëshëmrisë së kishës maqedonese për referendumin e 30 shtatorit, marrin peshë sidomos në këtë moment kur ajo kërkon autonominë nga Patriarkana Egumenike. Patriarku Bartolomej, tashmë ka deklaruar se kisha ortodokse maqedonase, mund të shpallë pavarësinë, edhe pa pasur pajtueshmëri nga kishat e tjera ortodokse, asaj ruse dhe serbe.

Kjo deklaratë u pasua me kërkesën e kreut të Kishës Maqedonase, që Kisha Bullgare të marrë rolin kryesor duke hapur kështu ëndrën për formimin e autoqefalisë maqedonase dhe barazi mes kishave. Kreu i KOM-it nuk kundërshtoi as marrëveshjen për emrin edhe pse peshkopë të caktuar janë ngritur hapur kundër marrëveshjes./PC

Baby Boo