Ballina Pa Censurë Kinë: Ekzekutohen dilerë të drogës para qindra qytetarëve

Kinë: Ekzekutohen dilerë të drogës para qindra qytetarëve


Gjykata kineze dje ka dënuar me vdekje dy dilerë të drogës, dhe atë në prezencë të qindra qytetarëve.

Dy kriminelëve u dha verdikti në Haikou në provincën kineze Hainan, ku më pas janë ekzekutuar, përcjell Fakte.

Shumica e qytetarëve që po ndiqnin nga afër gjykimin, ishin nxënës të veshur më uniforma të shkollës, transmeton Telegrafi.

Gjykimi publik ishte organizuar nga gjykata lokale e Qiongshan, dhe sipas vlerësimeve të autoriteteve përkatëse është ndjekur nga 300 qytetarë.

Gjykimi publik ishte pjesë e fushatës në ditën ndërkombëtare kundër abuzimit me droga dhe trafikim.

I dënuari i parë ishte 39-vjeçari Cai Liqun që u shpall fajtor për shitjen e metafetaminës. Ndërkaq i dënuari i dytë është 36-vjeçari Huang Zhengye, që u shpall fajtor për transportimin dhe shitjen e metafetaminës. /Telegrafi/

Baby Boo