Kina ua ndalon hyrjen hetuesve të OBSh-së, dalin pozitivë në testin për Covid-19


Hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u është ndaluar hyrja në Kinë pasi dolën pozitivë në testin për Covid-19.

Zyrtarët kinezë ua ndaluan atyre hipjen në aeroplan për t’u nisur drejt Wuhanit, ku ndodhet një ekip i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për shëndetësi që do ta hetojë prejardhjen e koronavirusit, shkruan The Guardian. Ky vendim u mor duke u bazuar në testet serologjike gjatë udhëtimit transit nëpër Singapor, raportoi fillimisht gazeta The Wall Street Journal, duke cituar njerëz të afërt me këtë çështje.

https://twitter.com/WHO/status/1349627564399226881?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1349627669558784002%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkina-ua-ndalon-hyrjen-hetuesve-te-obsh-se-dalin-pozitive-ne-testin-per-covid-19%2F

“Kërkesat përkatëse për kontrollin e parandalimit të epidemisë do të zbatohen në mënyrë të prerë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Jijian, gjatë një konference për gazetarë, kur u pyet për këtë raport.

Ndryshe, rastet e para të koronavirusit në botë u regjistruan pikërisht në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Brenda një kohe të shkurtër, virusi i ri u përhap në pjesën më të madhe të botës dhe tani në planet janë mbi 90 milionë persona të infektuar.

Baby Boo