Kina refuzon hetimin e përhapjes së koronavirusit nga ekspertët e huaj


Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, ka hedhur poshtë kërkesat për të lejuar ekspertë të huaj në Kinë, që të hetojnë origjinën e koronavirusit COVID-19. Ai tha se një veprim i tillë nuk është i përshtatshëm derisa të jetë mposhtur virusi.

Ambasadori Chen Xu tha sot nga Gjeneva se Pekini nuk do të lejojë ndonjë mision të huaj të ekspertëve për të hetuar shpërthimin e koronavirusit ndërsa pandemia vazhdon.

“Prioriteti kryesor, për momentin, është që të përqendrohemi në luftën kundër pandemisë derisa të arrijmë fitoren përfundimtare. Ne kemi nevojë për përqendrimin e duhur dhe shpërndarjen e burimeve tona. Nuk është se ne jemi kundër ndaj çdo lloj hetimi, pyetje apo vlerësimi,” tha Chen, i cili theksoi se mund të ndihmojë në përgatitjen e komunitetit ndërkombëtar për pandemitë e ardhshme.

“Ne duhet të garojmë me kohën për të shpëtuar jetë sa më shumë që të mundemi”, tha ai.

Baby Boo