Kina nuk pranon t’i japë të dhëna OBSH-së lidhur me koronavirusin


Kina refuzoi t’i dorëzojë të dhënat kryesore ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që shkuan atje për të hetuar origjinën e COVID-19, ka thënë një nga anëtarët e saj.
Mikrobiologu Dominic Dwyer tha për Reuters, Wall St Journal dhe New York Times se ekipi kërkoi materialet e pacientëve të parë të infektuar, për të cilën tha se është një “praktikë standarde”.

Ai tha se ata morën vetëm një përmbledhje.
Kina nuk ka dhënë komente për këtë çështje, por më herët ka insistuar se është transparente me OBSH-në.
SHBA i ka kërkuar Kinës që të vërë në dispozicion të dhëna nga fazat më të hershme të përhapjes së sëmundjes, duke thënë se ka “shqetësime të thella” në lidhje me raportin e OBSH-së.

Javën e kaluar, ekipi i OBSH-së arriti në përfundimin se ishte “jashtëzakonisht e vështirë” që koronavirusi të dilte nga një laborator në qytetin Wuhan, duke hedhur poshtë një teori të diskutueshme që u shfaq vitin e kaluar.
Wuhan ishte vendi i parë në botë ku u zbulua virusi, në fund të vitit 2019. Që nga atëherë, më shumë se 106 milionë raste dhe 2.3 milionë vdekje janë raportuar në të gjithë botën.

Baby Boo