Kina godet Pompeo-n: Po gënjen, s’ke dëshmi që virusi ka rrjedhur nga laboratori


Kina ka reaguar haptazi ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, për shkak të pretendimeve të tij se koronavirusi e ka prejardhjen nga një laborator në qytetin Wuhan, duke thënë se ai nuk ka dëshmi për këtë.

Uashingtoni dhe Pekini vazhdimisht janë përplasur rreth prejardhjes së virusit, i cili së pari u regjistrau në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar.

Këtë vit kanë qarkulluar teori konspirative se virusi ka rrjedhur nga një laborator i sigurisë së lartë në Wuhan, por ato muajin e kaluar u mbështetën publikisht edhe nga zyrtarët e lartë amerikanë.

Pompeo tha të dielën se ka dëshmi të shumta për të treguar se koronavirusi ka ardhur nga një laborator kinez, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, gjatë një konference për gazetarë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha: “Mendoj se kjo çështje duhet t’u lihet në dorë shkencëtarëve dhe profesionistëve mjekësorë e jo politikanëve që gënjejnë për qëllimet e tyre të brendshme politike. Z.Pompeo vazhdimisht ka folur, por ai nuk mund të paraqesë ndonjë dëshmi. Si të mundet, kur nuk e ka asnjë.”

Baby Boo