Kimete Berisha go*det islamof*obët: Veç shqiptarit i ban vaki edhe musliman edhe islamof*ob!


Kimete Berisha

Si u bë feja islame kaq e ‘gjallë’ dhe atraktive!
Të gjitha religjionet lindën në Lindjen e Mesme edhe ‘Zoti’ i Perendimit ‘lindi’ në Lindje!
Ka shpjegim logjik kur sheh neveri dhe islamof*obi te individë apo grupe të religjioneve dhe besimeve të tjera, të atyre që nuk e duan asnjë fe, apo te ata që nuk kanë nevojë për fe e për Zot por kur shqiptari mysliman bën sikur islamof*ob kjo është për studim.
Veç te shqiptarët ndodh kjo: edhe është mysliman edhe islamof*ob.
Dhe thotë: babë e babëgjysh i kam pasur hoxhallarë se nuk është kundër xhamisë por është kundër xhamisë sherri se s’po na do Evropa (e s’po na liberalizohen vizat).
Tash sipas kësaj ‘dialektike’ u dashka me qenë mysliman ‘tinëz’ me ndërtu xhamia nëntokësore veç mos m’u duk ‘primitiv’.

M’u dukë perëndimor nuk mjafton të jetosh në Perendim?
Po edhe perëndimorët e ‘gjetën’ Zotin në Lindje.
Por ama nuk ka fe moderne të gjitha fetë janë më të vjetra se feja islame!
E kemi parë se feja Islame ka lulëzuar kaq shumë viteve të fundit!
U bë fe e nevojshme dhe e domosdoshme!

E qysh arriti të ngjallet pa ‘vde*kur’ më parë!
Qysh arriti të bëhet ‘kaq e gjallë”?
Sepse u bë pjesë e jetës së përditshme dhe e brengave të kësaj bote.
Feja islame nëpërmjet hoxhallarëve dhe imamëve ka arritur të bëhet pjesë e zgjidhjeve të probleme reale prej mësyshit martesës deri te shëndetësia.

Postimi i poltë:
https://www.facebook.com/kimete.berisha/posts/3337912469579970

Baby Boo