Kim Mehmeti: PDK-ja është më e mirë se LDK-ja


Analisti dhe shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është më e mirë sesa Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas tij, Qeveria në detyrë që u rrëzua nga lideri i koalicionit, LDK do të funksiononte më mirë me PDK-në. Në një intervistë në “Jeta në Kosovë”, Mehmeti tha se anëtarët e PDK-së janë më të sinqertë.

“E kam thënë dhe do e përsëris, nuk ka asnjëfarë dallimi se a do bësh qeveri me PDK-në apo me LDK-në, bile e kam thënë që më mirë është të bësh qeveri me PDK-në sepse ata janë më të sinqertë në gjithë konceptin e vet sesa këta me mendësinë e djeshme, të cilët të vrasin natën e të vajtojnë ditën”, tha Mehmeti.

“Ka një dallim, ai i PDK-së të shan haptas, të kritikon haptas e nuk të donë haptas, këta (LDK), jo, këta nuk të duan, tërë kohën ta punojnë të keqen por këtë e kupton kur të përfundojë loja”, ka thënë shkrimtari shqiptar”, Mehmeti.

Ai dha edhe arsye të tjera se pse sipas tij, PDK-ja është më e mirë se LDK-ja.“LDK-ja me asgjë s’është më mëkatare se PDK-ja sepse ata gjithë kanë qeverisë dhe ata njerëz janë mësuar dhe në emër të kësaj bëhen bashkë me djallin vetëm të qeverisin dhe kështu, për një shall janë më të mirë ata të PDK-së sipas meje”, ka vlerësuar analisti Kim Mehmeti.

Baby Boo