Kim Mehmeti: “Në Maqedoni, shqiptarët shumicë janë vetëm në burgje dhe gjykata” (VIDEO)


Shkrimtari i njohur shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, sot u paraqit në Prokurori, pasi partia maqedonase “Levica” ngriti padi ndaj tij për “ofendim të popullit maqedonas”.
Pas daljes nga Prokuroria, z. Mehmeti tha se nuk frikësohet se mund t’i ndodh diçka e keqe nga padia e “Levicës”.
“Nëse shtetin e mbron “Levica”, nga Maqedonia s’do të mbetet as shkronja “, tha Mehmeti. Në mbështetje të shkrimtarit Kim Mehmeti, para Prokurorisë kishin dal dhjetëra të rinj.

Baby Boo