Kim Mehmeti: Hashim Thaçi ia doli, e bëri Kosovën me qeveri të ‘Listës Srpska’!


Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, shkrimtari Kim Mehmeti pohon se Hashin Thaçi jo vetëm që e bëri Kosovën me qeveri të kontrolluar nga Lista Sërpska – pra nga Beogradi – por mund të shkojë edhe përtej kësaj dhe të nxitë ndonjë konflikt ndërshqiptarë.

Sipas tij kjo do mund ta ndihmonte Serbinë të ndërhynte në veri të vendit dhe ta marrte copën e Kosovës që i është premtuara asaj. Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të Kim Mehmetit.

“Keni kujdes sepse tani, kur më në fund ia doli ta rrëzojë qeverinë e partive shqiptare dhe ta bëjë Kosovën me qeveri të ‘Listës Srpska (pra me qeveri të kontrolluar e të varur nga vullneti i Beogradit) Presidenti i Kosovës mund të shkojë edhe përtej kësaj: të nxitë ndonjë konflikt ndërshqiptarë?!

Pyetni pse? Sepse vetëm kështu mund t’i hapet ‘dera’ Beogradit që të vijë në Veri për t’i ‘mbrojtur’ serbët e vet të ‘rrezikuar’ nga shqiptarët dhe, kështu ta merr atë që i është premtuar! E që pastaj Serbisë fare të mos i pengojë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, e për çka ne do i këndojmë këngë patriotike Presidentit të sotëm të Kosovës!

Nëse e gjitha kjo që thash më lartë ju tingëllon si pjellë e imagjinatës krijuese, atëherë mundohuni t’i përgjigjeni pyetjes: cili politikan shqiptar me mendje të shëndosh do ia rrëzonte Kosovës qeverinë e përbërë nga partitë shqiptare, që në vend të saj të vinte në pushtet një qeveri në duart e ‘Listës Serpska’, pra e kontrolluar nga Beogradi?!”, shkruan Kim Mehmeti.

Baby Boo