Kim Jong Uni ndërton tetë rezidenca luksoze që armiqtë të mos e dinë në cilën po qëndron


Kim Jong-un ka një mbrojtje të re kundër vrasjes së tij, duke ndërtuar disa pallate të reja në “qytetin e tij të ndaluar” në mënyrë që armiqtë të mos mund ta dinë kurrë se ku po fle, shkroi Daily Mail të enjten.

Imazhe të reja e re zbuluan se tetë shtëpi të reja luksoze janë ndërtuar në kompleksin Ch’angkwangsan, një pronë e fshehtë në zemër të Pyongyangut.

U identifikua gjithashtu një ndërtesë e re mbrojtjeje dhe disa parcela toke për pallate të ardhshme.

Eksperti Michael Madden tha se një arsye potenciale e ndërtimeve ishte që të mos dihej se ku qëndronte lideri korean.

“Nëse mendon se ai është në njërën shtëpi, mendohu edhe një herë, ai mund të jetë në tjetrën”.

Baby Boo