Kim Jong Un në gjendje koma, pushtetin pritet ta marrë motra e tij


Lajme të bujshme vijnë nga mediat ndërkombëtare, të cilat thonë se diktatori Kim Jong Un është në gjendje koma.

Sipas shërbimeve të Inteligjencës, vendin e tij në krye të pushtetit pritet ta marrë motra e tij, Kim Yo-jong, të cilës ditët e fundit i janë shtuar disa përgjegjësi më shumë.

Gazetari Roy Calley, i cili e ka vizituar disa herë vendin e mbyllur gjatë punës si reporter, i komenton këto lëvizje si të një fshehtësie tepër të lartë, madje sipas tij as vetë qytetarët në Korenë e Veriut, nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh.

Gjithashtu dhe Chang Song-min, ish-këshilltar i presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, beson që 36-vjeçari është në gjendje kome. Në fakt, zërat për një vdekje të diktatorit të hekurt kanë pesë muaj që qarkullojnë.

Dyshimet u ngritën kur ai mungoi në ditën e ditëlindjes së gjyshit, gjë të cilën nuk e kishte bërë për aq kohë sa ka qenë në krye të shtetit.

Edhe pse ai u shfaq ditë më vonë në kryeqytetin Penian duke inaguruar një fabrikë mbeturinash, agjencitë e inteligjencës besojnë se imazhet e filmimeve të tij janë të mëparshme.

Baby Boo