Kidnapimi i tre policëve, Fevziu: Akt agresioni nga Serbia, shkelje e të drejtave ndërkombëtare!


Pas kidnapimit të tre policëve në veri të Kosovës, ka reaguar gazetari nga Shqipëria Blendi Fevziu.Në një reagim në rrjetet sociale, Fevziu shkruan se ky është një akt agresioni nga Serbia, ndërsa Kosova duhet të marrë masa urgjente për këtë situatë.

“Rrëmbimi i një patrulle të Policisë së Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi, sipas autoriteteve shqiptare, në brendësi të territorit të Kosovës, është një shkelje flagrante e të gjitha të drejtave ndërkombëtare. Është një akt agresioni nga Serbia dhe një goditje më shumë në situatën e tensionuar të Veriut të Kosovës në muajt e fundit. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa urgjente por edhe duhet të kuptojë se Komuniteti Ndërkombëtar dhe trupat e NATO – s janë garancia dhe mbrojtja jonë më e fortë

Baby Boo