Kiçec shkon në paraburgim, i dyshuar si shkaktar i aksidentit në Strazhë


Zoran Milevski Kiçec u transferua këtë pasdite në burgun e Shuto Orizarës pasi Gjykata Themelore e Gostivarit urdhëroi paraburgimin e tij 30-ditor. Ai dyshohet se ka shkaktuar aksidentin automobilistik në afërsi të Strazhës në të cilin humbi jetën një 34-vjeçar nga Gostivari.

Më 4 shtator, në magjistralen Kërçovë-Gostivar, i dyshuari, si pjesëmarrës në trafik në rrugët publike nuk ka respektuar rregulloren rrugore dhe ka rrezikuar trafikun publik. Kiçec duke lëvizur me një mjet “Mercedes” me targa të Kërçovë, në vijë të plotë gjatësore të shënuar qartë, ka kaluar në krahun tjetër të rrugës dhe është përplasur me nje veturë “BMW” me targa të Tetovës. Në të njëjtin moment, në drejtim të kundërt me Kërçovën, po lëvizte një veturë “Sang Yong” me targa të Gostivarit, mbi të cilën i dyshuari ka bllokuar rrugën dhe për pasojë e ka goditut frontalisht. Si shkak i kësaj përplasje frontale një pasagjer në makinën Sang Yong ka humbur jetën në këtë aksident, ndëra katër persona u plagosën rëndë dhe tre të tjerë, përfshirë të dyshuarin, u plagosën.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët, palët e dëmtuara dhe mundësinë e përsëritjes së krimit, prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin në fjalë.

Baby Boo