KHF Çair fiton lehtësisht ekipin e Shampion


Klubi i Hendbollit Çair për femra ka regjistruar fitoren e 8-të në Superligën e femrave, pasi në terren vendas mundi ekipin e Shampion me rezultatin 37:28. Ndonëse miqtë ishin në epërsi 10 minutat e para, megjithatë vashat e trajnerit Basri Latifi u mobilizuan menjëherë duke e mbyllur pjesën e parë në favor të tyre me rezultat 16:13. Në pjesën e dytë hendbollistet nga Çairi administriuan mirë ndeshjen, duke fituar takimin me 9 pikë epërsi.

Baby Boo