Këto rregulla mund të ndryshojnë jetën tuaj


Nga Jordan B. Peterson

Jordan B. Peterson mund të jetë ndoshta një nga personat më të komentuar në median sociale dhe atë tradicionale në SHBA e Kanada.

Profesori i psikologjisë, me origjinë nga një qytet i vogël kanadez, ka publikuar një libër që u kthye me shpejtësi në bestseller.

Titulli i tij është “12 rregullat e jetës”.

Frymëzimin për të shkruar këtë libër kaq të bukur, ai e mori nga një postim që bëri në faqen e pyetje-përgjigjeve, Quora.

Kjo e fundit është një rrjet social me shumë ndikim.

I pyetur se çfarë gjërash kanë rëndësi në jetën e një njeriu, Peterson publikoi disa rregulla.

Ato u bënë virale dhe shumë shpejt i sollën jo vetëm famën këtij autori.

Libri i tij është një vetë’ndihmues për njerëzit dhe këto rregulla ia vlen të lexohen.

Ndoshta mes tyre mund të gjeni vetveten. Mos harroni se bëhet fjalë për një psikolog klinik, por edhe për një nga mendimtarët më të mëdhenj të kohëve moderne.

Për këtë arsye, Peterson është edhe kontrovers e mjaft i debatuar. Fakti që ka ndihmuar shumë njerëz në jetën e tyre është treguesi më i qartë se ajo që ka bërë, ia vlen.

 

-Trego të vërtetën.

-Mos bëj gjëra që i urren.

-Vepro në mënyrë të tillë që mund të tregosh të vërtetën për veprimet e tua.

-Ndiq atë që është kuptimplotë, jo kënaqësitë e momentit.

-Nëse duhet të zgjedhësh, bëhu ai/ajo që bën gjëra, jo ai/ajo që sheh gjërat teksa bëhen.

-Tregohu i vëmendshëm.

-Supozo gjithmonë se personi që po dëgjon mund të dijë diçka që ti ke nevojë ta mësosh. Dëgjoji mjaftueshëm mirë sa ata të ndajnë gjëra me ty.

-Planifiko dhe puno me zell për të ruajtur romancën në marrëdhënie.

-Bëj kujdes se me kë i ndan lajmet e mira.

-Bëj kujdes se me kë i ndan lajmet e këqija.

-Bëj të paktën një gjë më mirë në çdo vend që shkon.

-Imagjino se kush mund të jesh dhe pastaj synoje me mendje të vetme këtë.

-Mos e lejo veten që të bëhesh arrogant apo i mëritur.

-Përpiqu që ta bësh një dhomë në shtëpi sa më të bukur të jetë e mundshme.

-Krahasoje veten me atë që ishe ti dje, jo me atë që është dikush tjetër sot.

-Përpiqu sa më shumë të mundesh të paktën në një gjë dhe më pas shih se çfarë do të ndodhë.

-Nëse kujtimet e vjetra ju bëjnë akoma që të qani, shkruajini me kujdes ato dhe plotësisht.

-Ruaj lidhjet e tua me njerëzit.

-Mos i denigro në mënyrë të pakujdesshme institucionet sociale apo arritjet artistike.

-Trajtoje veten sikur ti je personi përgjegjës për të ndihmuar veten tënde.

-Kërkoji dikujt një nder të vogël, në mënyrë që ai ose ajo të të kërkojë një të tillë në të ardhmen.

-Bëj miq ata persona që duan më të mirën për ty.

-Mos tento që të shpëtosh dikë që nuk do që të shpëtohet, dhe tregohu shumë i kujdesshëm në shpëtimin e dikujt që do.

-Asgjë e bërë mirë nuk është e parëndësishme.

-Vër rregull në shtëpinë tënde, përpara se të kritikosh botën.

-Vishu si personi që dëshiron të bëhesh.

-Tregohu preciz në fjalimet e tua.

-Ec drejt dhe me shpatullat pas.

-Mos e shmang diçka që të frikshme që të ka zënë rrugën, dhe mos bëj gjëra të rrezikshme nëse nuk është nevoja.

-Mos i lër fëmijët e tu të bëjnë gjëra që do të të bëjnë të mos i pëlqesh ata.

-Mos transformo gruan tënde në një shërbëtore.

-Mos i fshih gjërat e padëshiruara në mjegull.

-Fiksoje se mundësia fshihet aty ku është hequr dorë nga përgjegjësia.

-Lexo diçka të shkruar nga dikush i madh.

-Merr si kafshë shtëpiake një mace, nëse e gjen në rrugë.

-Mos i shqetëso fëmijët teksa po bëjnë skejtbording.

-Mos i lër personat që të tallin të dalin të palagur nga kjo histori.

-Shkruaji një letër qeverisë nëse sheh diçka të parregulluar dhe propozo një zgjidhje.

-Kujto gjithmonë se ajo që nuk e di akoma është më e rëndësishme se ajo që di.

-Ji mirënjohës, pavarësisht vuajtjeve tua.

Baby Boo