Qytetarët e Kosovës janë duke shpresuar se liberalizmi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti, eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm. Por deri në atë kohë, kosovarët do të vazhdojnë të presin para dyerve të ambasadave për tu pajisur me një vizë.
Me pritje rekorde kosovarët janë ballafaquar edhe sot para ambasadës gjermane që gjendet në Prishtinë.
Edhe rrugët janë vështirë të kalueshme nga mungesa e parkingjeve, që për pasojë shumë vetura zënë pjesët kaluese të rrugëve në këtë lagje.
Në temperatura rekorde qytetarët po presin me orë të tëra. E këto pamje duhet t’i shohin qeveritarët tanë.