Këto janë vendet e kandidatëve të Besës në listat e përbashkëta me LSDM-në


Në njësinë e parë zhgjedhore bartës i së cilës pritet të jetë Nikolla Dimitrov i LSDM-së, kandidati i Lëvizjes Besa në këtë zonë Kastriot Rexhepi me shumë gjasa do të jetë i 7-ti në listë.

Njëjtë do të jetë edhe në njësinë zgjedhore 2, ku kandidati i Besës Bastri Bajrami do të jetë i 7-ti në listë, ndërsa bartës i së njëjtës pritet të jetë Oliver Spasovski, nënkryetar i LSDM-së.

Në njësitë 3 dhe 4 Besa s’do të ketë kandidatë.

Tek 3-shi nga LSDM prijës liste pritet të jetë sekretari gjeneral Lupço Nikollovski ndërsa në zonën katër, kreu i partisë Zoran Zaev.

Në njësinë 5, Melinda Rashidi si kandidate e Besës do të jetë e 12-ta në listë, ndërsa po kësaj liste pritet t’i prijë nënkryetarja socialdemokrate Radmilla Shekerinska.

Njësia zgjedhore 6 është ajo që do të ketë më shumë kandidatë nga Lëvizja Besa.

Bartës do të jetë kreu i partisë Bilall Kasami, ndërsa vendet tjera të rezervuara për kandidatët e Besës janë pozita e 4 në listë, që me shumë gjasa do t’i takojë deputetit Fadil Zendeliz, e poashtu edhe vendi i 6, 9 dhe 10 në listë është i rezervuar për kandidatët e partisë shqiptare të koalicionit.

Baby Boo