Këto janë kushtet MIZERJE në lokalin ku u helmuan dhjetëra dasmorë


“Laguna Blu” është emri i restorantit në Elbasan, ku u helmuan me dhjetëra dasmorë pas ushqimit që konsumuan në lokal.
Pas ngjarjes, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri një inspektim në mjediset e këtij biznesi ku u konstatuan kushte të rënda higjieno-sanitare, jashtë çdo standardi. Ndaj lokalit u mor vendimi për bllokimin e tij si dhe u vendos gjobë në vlerën 7 milionë lekë të vjetër.

“Trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan në bashkëpunim me Krimin Ekonomik gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur”, bën të ditur AKU.

Nga verifikimi i subjektit në pronësi të Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues (gjurmueshmëri). Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë.

Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës.

Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë, njofton AKU.

Baby Boo