Këto janë fjalët e fundit të Jamal Khashoggit


“Unë jam duke u mbytur … Më largoni këtë qese nga koka, unë jam klaustrofobik”. Këto supozohet të kenë qenë fjalët e fundit të gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Kështu së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pretendon kreu i hetimeve në gazetën turke Daily Sabah , i cili i ka thënë Al Jazeera-s se bëhet fjalë për një regjistrim audio nga brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Kështu, siç ka thënë Nazif Karaman, Khashoggi, një gazetar saudit, ishte mbytur me vdekje, ndërsa i kishin mbuluar kokën me një qese plastike.

Karaman tha se vrasja zgjati rreth shtatë minuta, sipas regjistrimeve.

Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se një audio incizim lidhur me vrasjen e Khashoggit i është shpërndarë Arabisë Saudite, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë.

Baby Boo