Këto janë detajet, ja sa fabrika në Maqedoni përdorin gazin rus


Kompanitë që përdorin gazin natyror si burimin kryesor të energjisë kanë frikë për të ardhmen e tyre. Kërkimi për një alternativë ndaj gazit rus që hyn në vend përmes Bullgarisë ka shqetësuar seriozisht disa biznesmenë. Nga Dhoma e Tregtisë për Energjetikë thonë se procesi i zëvendësimit të gazit natyror me gaz natyror të lëngshëm nuk është i thjeshtë, por i gjatë dhe mjaft i kushtueshëm.

“E gjithë Evropa, sigurisht që kjo vlen edhe për Maqedoninë, sepse ne përdorim edhe gazin rus, gjithçka do të duhet të ndryshojë, të gjitha pajisjet duhet të ndërrohen për të përdorur gazin e lëngshëm natyror amerikan. Dhe mund të sigurohet vetëm nga dy vende, një në Spanjë dhe dy në Poloni për të ndryshuar infrastrukturën”, tha Gjorgji Manaskov Kryetar i Odës Ekonomike të Energjetikës.

Në Maqedoni, gazi rus përdoret nga mbi 50 fabrika. Objektet e prodhimit me kapital të huaj të vendosura në zonat industriale, si dhe kompani të tjera më të mëdha në industrinë farmaceutike dhe ushqimore janë të varura nga gazi rus. Informacionet që mbërritën sot nga Moska zyrtare thonë se nëse Evropa heq dorë përfundimisht nga gazi rus, atëherë e njëjta sasi do të ridrejtohet në tregun aziatik.

Çmimi i gazit natyror po përjeton turbulenca pas njoftimeve se Bashkimi Evropian do të heqë dorë nga kjo energji si sanksion ndaj Federatës Ruse. Për momentin, autoritetet sigurojnë se sektori energjetik në vend është i qëndrueshëm. EMV-ja thotë se po bëjnë përpjekje të mëdha për të menaxhuar këtë krizë energjetike.

Vendi tashmë është pjesë e projektit për furnizim me gaz të lëngshëm përmes Alesandropolis, i cili synon të jetë fillimi i pavarësisë energjetike të Maqedonisë. Projekti peshon 370 milion euro dhe vendi kontribuon 25 për qind, shumica e parave sigurohen nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe fondet janë të pakthyeshme./ Alsat.mk

Baby Boo