Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës


Çmimet e benzinës, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë mbeten të njëjta, ndërsa nga mesnata për 1.611 për qind do të rritet çmimi i Mazutit M-1 NS, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 60 denarë për litër, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 62 denarë për litër, çmimi i shitjes me pakicë të EURODIESEL (D-E V) është 52.50 denarë për litër dhe çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) arrin 52 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0.412 denarë për kilogram dhe nga mesnata do të jetë 26,121 denarë për kilogram.

Baby Boo