Këto janë anëtarët dhe deputetët e VMRO-së që “votuan sipas zemrës dhe mendjes”


Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE në lidhje me qëndrimin për referendumin është deklaruar se çdo qytetar dhe anëtarë i tyre të merr vendim individual dhe të vendos “sipas zemrës dhe mendjes” se si do të veprojë në referendum.

Disa nga deputetët e kësaj partie gjatë ditës së sotme kanë realizuar të drejtën e votës dhe kanë dalur të për marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më herët votuan gjatë ditës së sotme votuan deputetët Dragan Danev dhe Daniella Rangellova, si dhe kryetari i Komunës së Kavadarit nga radhët e kësaj partie Mitko Jançev.

Më pas votuan edhe Krsto Jovanovski dhe Zhaklina Peshevska.

Ndërsa zëdhënësi i partisë opozitare Naum Stoilkovski, tha se kryetari i partisë Hristijan Mickoski, nuk do të votojë sot dhe do ta bojkotojë referendumin.

Baby Boo