Këto janë 1 mijë eurot false prej 2 eurosh me të cilat një person tentoi ta paguajë rrymën në Kosovë


Një rast i falsifikimit të parave është raportuar në Shtërpcë.

Siç njofton Polica, një zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient mashkull kosovar ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2€ të falsifikuara.

Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Shtërpcë 30.11.2023 – 13:50. Ankuesja femër mashkull kosovare zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient mashkull kosovar ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dal 500 monedha nga 2€ të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Për rastin për shumë detaje kanë dhënë edhe nga nga Policia e rajonit të Ferizajit.

Me datën 30.11.2023 rreth orës 13:50 policia në Shtërpcë ka pranuar një informacion nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), dega në Shtërpcë, se një person ka sjellë monedha metalike të dyshuara si të falsifikuara, 500 monedha nga 2 euro ( njëmijë euro) për të paguar faturën e energjisë elektrike.

Policët hetues të stacionit në Shtërpcë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personin G.I (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdesatar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedura tjera hetimore, ndërsa monedhat e metalta janë konfiskuar. Rasti është cilësuar ‘’Falsifikim i parasë’’.

Baby Boo