Këtë vit “Newborni” i kushtohet grave


Kreatori i Newborn-it, Fisnik Ismaili, ka njoftuar se si do të ngjyroset këtë vit ky monument.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se sivjet Newborn do t’i dedikohet grave.

Ai tutje ka kërkuar vullnetarë për të ngjyrosur Newbornin.

“Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne. Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment”, thuhet në postimin e tij.

Që të ngjyroset deri të enjten, me fytyra të plot grave, ai ka thënë se ju duhet ndihmë prej njerëzve që e përkrahin këtë kauzë, dinë të vizatojnë dhe kanë sy për detaj.

Baby Boo