Këta janë tre kosovarët që ndërruan jetë në lumin Lepenc afër Bllacës


Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut. Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi vetura me targa të Kosovës është përmbysur në lum.

Një 20 vjeçar arriti të shpëtojë i gjallë duke u hedhur nga automjeti, ndërsa kërkimet për tre të tjerë vazhdojnë ende.

Për shkak të ujit të rrëmbyeshëm, njësitet e kërkimit nuk kanë gjetur akoma trupat e tyre. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli njoftoi se të përfshirë në këtë tragjedi janë Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.

Baby Boo