Këta janë kryeprokurorët e zgjedhur shqiptarë në Kumanovë, Dibër dhe Gostivar


Keshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoni në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur disa prokurorë në disa prokurori të vendit. Mes të zgjedhurve janë edhe prokurorë shqiptar në Kumanovë, Gostivar, Dibër dhe komuna tjera.

Në Prokurorine e Larte publike në Shtip është zgjedhur Todor Vitlarov, në Shkup është zgjedhur Sasho Rajçev, në prokurorine publike të Kumanoves është zgjedhur Teuta Bediu — Ramadani, në prokurorinë e Dibrës, Nehat Cëroj, në Gostivar është zgjedhur Bashkim Hiseni, në Koçani Borçe Janev, në prokurorinë në Resnje është zgjedhur Rexhail Sherifovski, thuhet ne komunikaten e Keshillit të prokurorëve të Maqedonise.

Emerime të reja janë bërë edhe në Veles, Ohër, Manastir dhe Shkup, ndërsa nuk ka pasur zgjedhje te prokurorëve për Prokurorinë e lartë publike në Shkup, Gostivar, prokurorinë për ndjekje të krimit te organizuar dhe korrupsionit në Shkup dhe zgjedhjen e një prokurori ne Kavadar.

Ashtu edhe siç ju informoi portali Pa Censurë para disa ditëve nga burimet e aferta se anëtarët Arbër Isaku dhe Mexhit Jusufi nuk lejuan që për shef ne departamendin per krim të organizuar të emërohet Ermond Nezir, pëndryshe kandidati i cili është i propozuar nga ana e Kryetarit të Prokuroris te RM Ljubomir Jovevski, mirëpo fatkeqësisht edhe kësaj radhe ishte epilogu i njejtë sikur në seancën se kaluar.

LEXO: Faktorizohet vota shqiptare për emërimin e prokurorëve

Po i njejti këshill në seancen e sotshme nuk arriti të emëroj shef në Prokurorin e Lart te Gostivarit, dhe shef ne Prokurorinë Themelore te Kavadarcit, ku per pozicionet e lartëpermendura, Kshilli i Prokurorëve Publik vendosi që emrimet te ndodhin në një seancë të radhës.

Baby Boo