Këta janë dy të rinjtë që vdiqën tragjikisht mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”


Arianit Bytyqi nga Prizreni, 26 vjeçar dhe Gentrit Gallapeni (nga Dobërdolani i Suharekës), 20 vjeç janë dy personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra.

Që të dy ishin kondoktor në kompaninë e autobusëve “Sharr Travel”.


Baby Boo