Këta janë dy personat e arrestuar nga Policia për plagosjen e avokatit, Gazmend Halilaj

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personat e dyshuar për plagosjen e avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilaj. Burime të mediave bëjnë të ditur se të arrestuarit janë, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri.

Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari Ibraim Lushtaku, është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar.

Hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xhelal Zeqiri, i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policor, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.


I dyshuari Ibrahim Lushtaku
Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.