Kështu u dha lajmi për vde*kjen e Adem Jasharit dhe familjes së tij më 7 mars 1998


Lajmi për vr*asjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, ishte raportuar në pothuajse në të gjitha mediat botërore.
Para 23 viteve, më 7 mars 1998, lajmi për rënjen e Adem Jasharit dhe familjes së tij për herë të parë u dha në RTSH, e cila ishte dritarja e vetem e informimit në atë kohë për lu*ftën në Kosovë.
“Sot secili prej nesh është Adem Jashari”, ishte një nga fjalitë e moderatorit nga Shqipëria.

Përmes lajmeve qendrore të Televizionit të Shqipërisë, moderatori Asllan Bajrami, ishe ai që kishte kumtuar lajmin për vde*kjen e komandantit legjendar Adem Jashari duke thënë se ata që mendojnë se Adem Jashari nuk ekziston më, ma*shtrohet rëndë.

“Sot në Kosovë kanë lindur 1000 Adem Jashara. Sot secili prej nesh është Adem Jashari, çdokush që mendon që ai nuk ekziston ma*shtrohet rëndë. Liri dhe dritë në përjetësinë e Legjendës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LAVDI!”, ishin fjalët e tij gjatë raportimit për vd*ekjen e Adem Jashari.

Baby Boo