Kështu duket vetura e aksidentuar e këshilltarit të ministrit të bujqësisë (foto)


Ministri i bujqësisë në Maqedoni, Lupço Nikollovski, ka publikuar fotografi të veturës zyrtre të aksidentuar nga këshilltari i tij 26 vjeçar Nikica Baçovski, shkruan Fakte. Pas akuzave nga opinioni se policia ka tentuar të fshehë rastin pasi bëhet fjalë për djalë të ri i cili nuk është madje as i punësuar në Ministrinë e bujqësisë, por është i angazhuar me kontratë në vepër, ministri ka pranuar rastin dhe ka publikuar fotografi nga Dacia zyrtare, por ka mbrojtur personin që ka aksidentuar duke thënë se bëhet fjalë për këshilltar të tij.

Aksidenti ka ndodhur para disa ditësh në rrugën Vinicë – Berovë dhe sipar versionit zyrtar nuk ka të lënduar.

Baby Boo