Këshilltari kryesor politik i Kurtit e ofendon rëndë Grenellin, pastaj e shlyen postimin


Shkëlzen Gashi, Këshilltari i Kryeministrit të shkarkuar, e ka quajtur vashë Richard Grenellin, i cili është Përfaqësuesi Special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.

Mirëpo, pas pak kohësh, ai e ka fshirë postimin për të shkruar një të ri ku bën thirrje për rezistencë ndaj paralajmërimeve të Grenellit dhe Hashim Thaçit.

“Hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë”, ka shkruar Gashi.

Emërtimi vashë e ka kuptimin e vajzës së re kryesisht përdoret për t’i përshkruar vajzat e bukura.

Më vonë, Gashi e ka publikuar edhe një status në FB, ku ka paralajmëruar se do të ketë shkëmbim territorial e zhbërje të Gjykatës Speciale.

“Këta po duan të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë sërbe e asociacion të tyre; si dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë. Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Sërbia e as anëtarësim në OKB. Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale. NE DO TË REZISTOJMË!”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB, ku ka bashkëngjitur edhe reagimin e Grenell në twitter.

Gjatë ditës, Grenell përmes një ‘retweeti’ ndaj postimit të Presidentit Thaçi në Twitter, ka thënë se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet, raporton Gazeta Express.

“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re.

Thaçi ka shkruar në Twitter se tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohen raportet e Kosovës me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re mee legjitimitet të plotë nga Kuvendi, e aftë për të luftuar pandeminë Covid-19 dhe për t’u shërbyer njerëzve. Tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohet mbështetja e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për Kosovën”, ka shkruar Thaçi

-Sponzor-

Baby Boo