Këshilltari i VMRO-DPMNE-së në Komunën e Kriva Pallankës në gjendje të alkoolizuar ofendon policët


Gjatë kohës së vikendit, një banor 22 vjeçar nga Kriva Pallanka, personi që gjendet në pozitë të lartë në Forumin e Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së nga ky qytet dhe anëtar aktual i Këshillit të komunës ka ofenduar policët gjatë kontrollit të veturës, transmeton Almakos.

Ashtu si informuan nga SPB Kumanovë, në mbrëmjen midis të shtunës dhe të dielës, në orën 01.15 në rrugën “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, gjatë një kontrolli të rregullt, zyrtarët policor e kanë ndaluar veturën “Opel Vektra” me targa nga Kriva Pallanka, e drejtuar nga 22 vjeçari B.M.

Shoferi ka qenë në gjendje të alkoolizuar me 0.80 promil alkool në gjak.

Kur iu është bërë me dije se përkohësisht do t`i konfiskohet leja e vozitjes dhe se do të dënohet B.M. ka nisur që t`i ofendoje dhe t`i kërcënoje zyrtarët policor. Edhe pse ata e kanë paralajmëruar që të ndaloj, ai ka vazhduar me ofendimet, kërcënimet dhe sjelljen agresive, pas së cilës është arrestuar në Stacionin Policor në Kriva Pallankë.

Pas zbardhjes së tërësishme të rastit, kundër B.M. do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/

Baby Boo