Këshilltari i Veselit e quan ‘horr’ e ‘tuxhar’ Bahtirin: Parimi i budallës është gjithmonë dhe gjithkund i njejtë


Blerim Latifi, këshilltar politik i Kadri Veseli, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili ka kundërshtuar projektin që ka prezantuar kryeparlamentari Veseli për “Mitrovicën e re”.

Bahtiri e ka akuzuar Veselin edhe për ndarjen e Mitrovicës në jug dhe veri, duke e vlerësuar këtë projekt të tij për përfitim të elektoratit.

Blerim Latifi në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se çdo herë që dikush bën diçka të mirë për Mitrovicën, Agim Bahtiri reagon.

“Fillon e shqetësohet, fillon e bëhet nervoz dhe, në nervozë e sipër, ia lëshon komplet frenin budallakut të tij kronik. Pse i ndodhë kjo? Ka një shkak të vetëm: ky njeri, që mban postin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, nuk është duke bërë asgjë të mirë për Mitrovicën”, ka thënë Latifi, i cili e ka quajtur edhe horr Bahtirin.

Ai ka theksuar se ideja themelore e projektit të Veselit për Mitrovicën është se nuk bën të lihet Mitrovica në mëshirën e fatit, e as në mëshirën e një kryetari komune, që vetëm një gjë e di, t’i bëjë gjërat keq e më keq.

“Pra, kjo është brenga, të mos lihet vetëm Mitrovica. I duhet thënë stop degradimit, që po e shkatërron njërën nga qendrat me të cilën është krenuar historikisht e gjithë Kosova. Mitrovica ka nevojë që t’i rikthehet dinjiteti, nëpërkëmbja të cilit, mes tjerash, mban edhe emrin e Agim Bahtirit”, ka thënë Latifi.

“Epoka e re”: Z. Latifi, brenda dy tre ditësh kemi parë reagime të ashpra të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit. Në këto reagime ai bën akuza të rënda në drejtim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Reagimet erdhën pas vizitës së fundit të Veselit në Mitrovicë dhe publikimit të projektit të tij “Mitrovica e re”.

Latifi: Çdo herë që dikush bën diçka të mirë për Mitrovicën ky njeri, pra Agim Bahtiri, fillon e shqetësohet, fillon e bëhet nervoz dhe, në nervozë e sipër, ia lëshon komplet frenin budallakut të tij kronik. Pse i ndodhë kjo? Ka një shkak të vetëm: ky njeri, që mban postin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, nuk është duke bërë asgjë të mirë për Mitrovicën. Dështimet e tij janë të gjithanshme. Komuna e Mitrovicës i është nënshtruar një degradimi masiv, në çdo pikëpamje. Qytetarët e Mitrovicës janë duke bartur pasojat e aksidentit elektoral, që mban emrin Agim Bahtiri. Dhe, si gjithmonë, në raste dështimesh, rishfaqet metoda e vjetër e ikjes nga përgjegjësia, metoda e projektimit të fajit të dikush tjetër. Horrat kur dështojnë, vrapojnë të fshihen nën strehën e patriotizmit.

“Epoka e re”: Ju po e quani horr z. Bahtiri?

Latifi: Po, horr e shkuar horrit!

“Epoka e re”: Ai po e akuzon Veseli për ndarjen e shitjen e Mitrovicës?

Latifi: Meqë po e di se kush e ka shitur Mitrovicën duhet ta pyesni Bahtirin ku ka ndodhë kjo. Mos vallë Veseli e ka shitur Mitrovicën në tregun e bagëtive të qytetit, aty ku Bahtiri ka filluar karrierën e tij prej tuxhari, për të përfunduar në baushtellat e Holandës. Agim Bahtiri do mbetej përgjithmonë tuxhar me letërnjoftim të Serbisë në xhep, po të mos ishte Kadri Veseli dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai nuk di asgjë, ama bash asgjë, as për Mitrovicën, as për Kosovën, as para luftës, gjatë luftës, hiç se hiç, e as paluftës. Por qe do, parimi i budallës është gjithmonë dhe gjithkund i njejtë: flet me siguri për gjërat që nuk i di, e nuk i kupton.

“Epoka e re”: Bahtiri po ju akuzon se projektin e tij “Mitrovica e Re” Veseli po e bën thjeshtë për interesa elektorale.

Latifi: Shikoni, për një kryetar komune, që ka dështuar totalisht në qeverisjen komunale, dita e zgjedhjeve është një ankth i përditshëm. Gjithçka që ndodhë rreth e rrotull i duket se mban erë zgjedhore. Ne nuk jemi në vit elektoral, as për qeverinë qendrore e as për qeveritë lokale. Ideja themelore e projektit të kryetarit Veseli për Mitrovicën është se nuk bën të lihet Mitrovica në mëshirën e fatit, e as në mëshirën e një kryetari komune, që vetëm një gjë e di, t’i bëjë gjërat keq e më keq. Pra, kjo është brenga, të mos lihet vetëm Mitrovica. I duhet thënë stop degradimit, që po e shkatërron njërën nga qendrat me të cilën është krenuar historikisht e gjithë Kosova. Mitrovica ka nevojë që t’i rikthehet dinjiteti, nëpërkëmbja të cilit, mes tjerash, mban edhe emrin e Agim Bahtirit.

Baby Boo