Këshilltari i Pacollit paralajmëron arrestimin e Vulinit nëse futet në Kosovë


Jetlir Zyberaj, këshilltar i zv/kryeministrit të Kosovës dhe njëkohësisht i ministrit të Puënve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se ministri serb Aleksandar Vulin mund të arrestohet nga Policia e Kosovës nëse futet ilegalisht.

Zyberaj ka thënë fillimisht se çdo provokim që mund të bëhet pasojat do t’i bartë Beogradi, teksa ka shtuar se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës janë njoftuar me veprimet rreth ardhjes së Vulinit në Kosovë.

“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do t’i bartë Beogradi ngase provokime të tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin”, ka shkruar ai.

Po ashtu Zyberaj ka thënë se çdo futje ilegale në Kosovë i cilit do person nënkupton respektimin e ligjit nga Policia e Kosovës, duke aluduar në arrestimin e Vulinit.

“Përtej konspiracioneve qe rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës, nënkupton zbatim të ligjit nga policia e Kosovës”, ka shkruari ai.

Baby Boo