Këshilli Gjyqësor ua ndërprenë funksionin disa gjykatësve


Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme konstatoi ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit Vlladimir Tufegxhiq, gjykatës në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me kërkesë të tij.
Gjykatësi Tufegxhik kohë më parë informoi se karrierën e tij do ta vazhdojë si avokat në një zyrë prestigjioze avokatie.

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme solli edhe Metodologjinë me indikatorë për përcaktimin e ndërlikueshmërisë së lëndëve gjyqësore, konstatoi ndalesën e funksionit të gjykatëses Marinela Jakasanovska nga Gjykata Themelore Civile Shkup për shkak të plotësimit të kushteve të pensionit të moshës, solli vendime për ndalesën e mandatit të gjykatësve porotë në gjykata themelore Berovë dhe Strugë, ndërsa i zgjodhi pesë gjykatës të rinj – porotë në Gjykatën Themelore Berovë.

Baby Boo