Këshilli anti-kasino raportojnë për ecurinë pas protestës së 4 Majit!


Kumtesa e plotë për media e Këshillit anti-kasino:

Këtë konferencë shtypi e kemi thirrur për disa arsye. Si fillim, duam të falënderojmë të gjithë qytetarët e Tetovës që më 4 Maj protestuan kundër hapjes së kazinos në Reçicë të Vogël, si dhe që i dhanë përkrahje kërkesave të dala nga ajo protestë.

Sot duam t’ju raportojmë poashtu  për ecurinë pas protestës, për të cilën do flasë më gjerësisht anëtari tjetër i këshillit organizativ të lëvizjes anti bixhoz.

Heshtja që u thye më 5 Maj nga qytetarët e Tetovës solli rezultatet e para. Gjykata Administrative ka marrë vendim që objekti para të cilit u protestua më 5 Maj nuk do të hapet si kazino. Reagimi i qytetarëve kundër degjenerimit, shkatërrimit, përhapjes së prostitucionit, mjerrimit dhe varfërisë së popullatës që shkaktohen në masë të madhe edhe nga këto lojëra të fatit sa vjen dhe forcohet, dhe po merr formë dhe guxim për tu përhapur në gjithë vendin, dhe për tu përfshirë në vendimmarrje sa i përket kësaj çështje.

Jemi mirënjohës ndaj të gjithë intelektualëve, profesorëve, shoqërisë civile për përkrahjen e dhënë, por edhe ndaj institucioneve publike që bënë punën e tyre dhe respektuan kërkesat e qytetarëve për të parandaluar këtë kazino, dhe të njëjtat tashmë do i sfidojmë me një mision edhe më të rëndësishëm.

Kërkesat tona të protestës së 5 Majit ishin sa vijon:

  1. Të anulohen punët në hapjen e kazinos në Reçicë të Vogël.

Siç thamë edhe më herët, gjykata administrative ka marrë vendim që ky objekt nuk do bëhet kazino. Vendimin mund ta shihni edhe ju në këtë tavolinën para nesh.

2.Të hartohet ligj që do të kërkojë të gjitha kazinot, bastoret sportive dhe lojrat tjera të fatit të largohen 3 km nga shtëpia e fundit e cdo vendbanimi. Konsiderojmë se ligji i përgatitur nga Ministria e Financave është skandaloz dhe i papranueshëm, prandaj iniciativa jonë do t’i dërgojë letra të gjithë grupeve parlamentare me amandamente të përgatitura nga juristët tanë për të parandaluar sjelljen e ligjit të hartuar nga Ministria e Financave. Kushdo deputet që do votojë PRO atij ligji skandaloz do mbajë PËRGJEGJËSI POLITIKE para qytetarëve dhe trupit të tij votues.

  1. Të hartohet strategji nacionale për ti edukuar nxënësit, studentët dhe të gjithë qytetarët për dëmet që i shkakton bixhozi. Do kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse që të përfshijnë palët e prekura në hartimin e kësaj strategjie, dhe poashtu do kërkojmë që e njëjta të financohet nga tatimet shtesë që duhet ti ngarkohen lojërave të fatit.

Kërkesat tona janë të drejta dhe të zgjedhurit e popullit duhet të mendohen mirë dhe të vendosin: A janë me të mirën apo me të keqen? A janë me të drejtën apo me të padrejtën? A janë në mbrojtje të interesit të qytetarëve apo janë ortakë me klanet mafioze të ndihmuara nga politika që hapin kazino gjithandej.

Poashtu, Ju bëjmë me dije se jemi në përgatitje të një proteste të rradhës me përmasa shumë më të mëdha, me përkrahje edhe nga qytetet tjera në Maqedoni. Për çdo hap të ardhëshëm do të jeni paraprakisht të informuar.

Baby Boo