Këshilla të mahnitshme kundër plakjes!


Për të bërë parandalimin e plakjes së lëkurës tonë, ne duhet ti dimë se cilët janë faktorët kryesor që shkaktojnë rrudhat.

Lëkura jonë ka dy shtresa: epidermën (shtresa e jashtme) dhe dermis (epidermën e lokalizuar më poshtë). Rrudhat bëhen në dermë. Derma përbëhet nga kolagjeni dhe disa proteina. Përderisa ne plakemi, trupat tanë fillojnë të prodhojnë më pak kolagjen. Kolagjeni është ajo që e bën lëkurën tonë të butë dhe elastike. Mungesa e kolagjenit rezulton në lëkurë të lëshuar dhe me rrudha. Ja disa faktorë të cilët kontribuojnë në procesin e plakjes:

Dielli
Pirja e duhanit
Dehidrimi
Ushqimi i dobët
Mimika e fytyrës
Ndotja dhe toksinat
Plakja natyrale
Fjetja në krah ( me fytyrë të shtypur në jastëk )

Ja disa këshilla për të parandaluar plakjen

Mos pini cigare

Të gjithë e dimë se sa e dëmshme është duhani për shëndetin e njeriut. Ka një milion arsye për të mos pirë duhan dhe lëkura e rrudhur është njëra prej tyre, raporton the Crunchymoose.

Qëndroni të hidruar

Lëkura e shëndetshme fillon nga brenda. Është mirë të qëndrojmë të hidruar me ujë, qumësht i kokosit dhe çaj të gjelbër sepse ata janë përplot antioksidantë. Këto jo vetëm se e mbajnë lëkurën e njomë mirëpo i largojnë toksina nga trupi.

Të konsumoni shumë antioksidantë
Ndotja e ajrit dhe toksinat nuk mund ti rezistojnë antioksidantëve. Vitaminat A, C dhe E dhe beta carotene janë të gjitha antioksidantë. Ja disa ushqime me përmbajtje të madhe të antioksidantëve.

Boronica
Spinaq
Arra
Boronica të kuqe
Fasule (e kuqe)
Kumbulla të thara
Kivi

Përdorni vaj apo krem jo toksike

Vaji i kokosit – përmban vitaminë E, nuk ka kemikale të dëmshme për fytyrë.
Vaji i arganit – për njerëzit të cilët e kanë shumë fytyrën e yndyrshme dhe vaji i kokosit është i tepërt për ta, atëherë ata mund të përdorin vajin e arganit.

Maska natyrale në shtëpi
Për të mbajtur fytyrën e hidruar dhe për të larguar qelizat e vdekura nga fytyra ju mund të bëni maska të ndryshme në shtëpi si maska me mjaltë, maska me mjaltë dhe kanellë, maska nga lulja aloe vera, maska me kokos dhe mjaltë e shumë kombinime të tjera.

Gjumë të mjaftueshëm

Ndërsa ne flemë, trupat tanë prodhojnë HGH (hormon të rritjes njerëzore). Ky hormon është ajo që nxit rritjen dhe riprodhimin e qelizave (duke përfshirë qelizat e lëkurës). Kur nuk flemë mjaftueshëm, trupat tanë prodhojnë kortizol, një hormon stresi. Kortizoliti ngadalësojnë rritjen, mirëmbajtën e indeve e cila rezulton në një lëkurë të thatë.

Xhelatina
Rrudhat formohen kur trupat tanë fillojnë të krijojnë më pak kolagjen. Xhelatina është e bërë nga kolagjeni i gatuar (i cili vjen nga derrat dhe lopët). Pra, duke marrë një shtojcë dietetike të kolagjenit natyral është shumë mirë për rrudha. Xhelatina arrin të mbushë linjat e imta dhe fshin rrudhat.

Baby Boo