Këshilla: A e dini çfarë i bën fëmijët tuaj të suksesshëm?!


Prindërit janë gjithmonë të shqetësuar në lidhje me mbarëvajtjen e ecurisë së rritjes së fëmijës së tyre. Në shumë raste ata fajësojnë veten nëse fëmija e tyre nuk arrin aty ku duhet.

Gjatë etapave të rritjes së fëmijës suaj është e rëndësishme që ju t’i jepni lirinë e duhur dhe pse mund të duket i vogël për të ndërmarrë veprime. Është e këshillueshme që asnjëherë nuk duhet ta trajtoni si të vogël, por t’i jepni lirinë e duhur në mënyër që ai të mendojë se është i pavarur, shkruan Vizion Plus.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për të kuptuar fazat në të cilat nuk duhet të ndërhyni te fëmija juaj;

Lejojini të kthejnë faqen e librit

Një gjest i vogël, por i rëndësishëm: Përfshini fëmijën tuaj në orën e leximit, duke e lejuar të kthejnë faqen, ose të mbajnë librin teksa ju lexoni, për t’u ndjerë aktivë jo thjesht si dëgjues.

Mësojini të shkojnë në tualet

Secili fëmijë ka ritmin e tij, disa mësojnë më shpejt e disa më vonë, por tentativat dhe inkurajimi i bëjnë shumë mirë fëmijës.

Përgëzojini për përpjekjet e tyre

Fëmijët emocionohen kur bëjnë diçka për herë të parë për veten. Nuk këshillohet që ju vetëm t’i shikoni, por inkurajojini, lavdërojini për atë që kanë arritur.

Kërkojuni të hanë si të rritur

Ju nuk jeni kuzhinieri i fëmijës suaj. Nëse ai nuk preferon diçka, ofrimi i shumë ushqimeve të tjera nuk sjell asnjë dobi. Prandaj, duhet t’i jepni zgjedhje të kufizuara, mes dy alternativash, duke i trajtuar si të rritur.

Lërini të zgjedhin veshjen e tyre

Të veshurit vetë është një moment i rëndësishëm, ndoshta fëmijët nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë derisa të futen në shkollë, por mund të filloni duke i pyetur se çfarë dëshirojnë të veshin.

Kërkojini ndihmë për “të gatuar” darkën

Në këtë moshë, fëmijët janë të fiksuar të bëjnë gjithçka që shohin se bën nëna apo babai, sado që mund të mos jenë të përshtatshme për ta. Por mund t’u jepni atyre detyra të thjeshta si marrja e perimeve për të bërë sallatën. Në këtë mënyrë fëmija ndihet i dobishëm që ka kontribuar në vaktin e familjes.

Hiqni dorë nga përsosmëria

Përpjekja për të bërë gjëra për veten e tyre është e vështirë për fëmijët e vegjël. Dhe sigurisht rezultati nuk do të jetë i përsorur. Pranojeni këtë si diçka normale dhe vlerësoni përpjekjen, jo rezultatin.

Jepini atyre kontrollin e kutisë së lodrave

Mësojini fëmijëve të nxjerrin dhe të fusin vetë lodrat në kutinë e tyre, tregojini se ata janë zotëruesit e saj dhe është diçka që ju përket vetëm atyre.

Ndani detyrat

Nëse fëmija tenton të veshë këmishën, ju mbërtheni kopsat, nëse vesh këpucën e djathtë, ju vishini të majtën.

Lërini të marrin vetë ushqimet e gishtave

Baby Boo