Kërkohet regres për inspektorët që montuan “Sopotin”


Avokatura Shtetërore kërkon regres ndaj inspektorëve të përfshirë në rastin “Sopoti” për dë*mtim të buxhetit shtetëror me punën e tyre jo profesionale. Alsat ka siguruar një dokument përmes të cilit Avokati i Shtetit kërkon nga Prokuroria e Kr*imit të Organizuar dhe Ko*rrupsionit që mbi bazën e dë*mit të shkaktuar, gjashtë inspektorëve të DSK-së të njohur për opinionin t’i merret vlerë nga pasuria që të zhdë*mtohet buxheti shtetëror. Kërkesa e përfaqësuesit juridik shtetëror bazohet nga konstatimet e nxjerra nga ana e ish PSP-së gjatë procedurës për zbardhjen e rastit “Sopoti”. Vlera që kërkohet të kthehet në buxhet arrin në 1.4 milion euro, përkatësisht aq sa janë shpaguar grupi i parë i Sopotasve që kanë vuajtur dë*nime me bu*rg.

Kemi njoftuar të gjitha institucionet për nevojën e veprimeve të tyre në kthimin e fondeve financiare në buxhetin shtetëror sipas procedurave ligjore, mbi të cilën bazë shteti do të mund të kthejë regresin e parave të paguara për dë*mshpërblim. Derisa Prokuroria Publike ngrit procedurë pe*nale kundër inspektorëve në fjalë, Avokatura Shtetërore do të kyçet në ndjekjen dhe procedurën penale ndaj tyre”, thonë nga Avokatura Shtetërore.
Por përgjigja e Prokurorisë së Villma Ruskovskas ka qenë e prerë, nuk ka bazë për intervenim pe*nal.

Nuk ka bazë për ndërhyrjen e Prokurorisë Publike sepse veprat në fjalë nuk përmbajnë elementet kryesore për vepër penale për të cilën ndiqet pe*nalisht sipas detyrës zyrtare dhe që bie në kompetencën e Prokurorisë Publike për ndjekje të kr*imit të organizuar dhe ko*rrupsionit në Shkup”, thonë nga Prokuroria e Kr*imit të Organizuar dhe Ko*rrupsionit.

Avokati i Shtetit ka përsëritur kërkesat për dë*mshpërblimin e Sopotasve të dë*nuar në mungesë. Kërkesa e tij i është adresuar Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publik, MPB-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeprokurorit Publik. Një kërkesë e ngjashme është dorëzuar edhe në Qeveri, por kryeministri Zoran Zaev thotë se palët janë në te*ntativë për marrëveshje. Sipas tij, nëse nuk arrihet marrëveshje dë*mi do të shpaguhet në bazë të vendimit gjyqësor.
Për Sopotin kemi marrëveshje gjyqësore për dë*mshpërblim. Është duke u diskutuar edhe për një pjesë që të arrihet marrëveshje, por nëse nuk ka atëherë procesi mbaron me vendim gjyqësorë dhe shteti obligohet t’i dë*mshpërblen”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Në dy kërkesat paraprake Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë kishin hedhur topin njëra-tjetrës si kompetente për marrëveshje me ish të dë*nuarit në mungesë për rastin Sopoti. Në kërkesën e fundit nga Ministria e Drejtësisë akoma nuk janë përgjigjur, ndërsa nga Avokatura Shtetërore druajnë se në rast se kërkesa për dëmshpërblim vijon sipas procedurës gjyqësore, përveç harxhimeve që kanë dë*mtuarit, për shumë fish do të dë*mtohet edhe buxheti i shtetit, ndërsa procedura do zvarritet ndër vite.

https://www.youtube.com/watch?v=Y2o8Hj9Xxz0&feature=emb_err_woyt

Baby Boo