Kërkohet paraburgim për shkupjanen që dyshohet për rrëmbim të një foshnje


Prokuroria Themelore kërkon paraburgim për një 28-vjeçare nga Shkupi, e cila dyshohet se ka rrëmbyer një foshnje. Ajo akuzohet për shkelje të nenit 141, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal.

“Më 16 gusht, në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit – Shkup, e dyshuara ka rrëmbyer një të mitur– foshnje e porsalindur e cila ishte vetëm shtatë ditësh. E dyshuari i ka ofruar ndihmë prindërve të foshnjës që ata të shkojnë në Poliklinikën e Bit Pazarit. Në Qendrën Tregtare të Qytetit ata e kanë lutur të dyshuarën që ta mbajë foshnjën derisa ata do të blinin ushqime, pas çka ajo është larguar bashkë me foshnjën. Ajo është nisur me taksi për në Gjorçe Petrov, e më pas në shtëpinë e saj, ku policët kanë arritur ta gjejnë dhe ta privojnë nga liria. Me veprime të tilla, e dyshuara ka penguar prindërit që të qëndrojnë me të foshnjen e tyre për më shumë se katër orë, dhe ka shkaktuar rrezik për shëndetit të foshnjës”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Baby Boo